×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Numri i vogël nuk ia lëkund vetëbesimin Ramabajës: Shpërthim i uraganit popullor

    Insajderi
    31 January 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u mbajt protesta kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kjo protestë është organizuar nga analisti Sadri Ramabaja, njëherit edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Edhe pse numri i pjesëmarrësve ishte i vogël kjo nuk ka ndikuar që Rambajës t’i uilët vetëbesimi.

    Ai pas protestës ka shkruar në “Facebook” se është shpërthim i uraganit popullor.

    “Kjo protestë duhet parë thjeshtë si fillim i shpërthimit të uraganit popull; ai nuk lejon nëpërkëmbjen e Republikës”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark