Një nga konkurentet e sezonit të ri të ‘Luftës së Nuseve’ në TV Klan ka vendosur të surprizojë të ftuarit e dasmës së saj.
Antonela tha thyer traditën e vallëzimit me babin, një vallëzim emocionues ku shpesh herë nuk mungojnë as lotët.
Ajo ka elektrizuar të pranishmit, kur e shoqëruar nga babi i saj kanë kërcyer një nga këngët më të klikuara ‘Gangnam style’. Vajza nga Fieri ia ka dalë të bëjë ndryshimin dhe të ftojë në pistën e vallëzimit të gjithë të pranishmit në gëzimin e saj.
Me siguri kjo sekuencë do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga pjesëmarrrësit por dhe nga publiku i gjerë.
https://www.instagram.com/p/B2ut7r1AOmn/?utm_source=ig_embed