×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Nusreti, mik i futbollistëve, apo “mashtrues fotosh…?” – zbulohet video e vërtetë

    Insajderi
    19 December 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi turk Salt Bae ose i njohur ndryshe si Nusret, dëshironte të përjetonte momentin e tij të madhështisë, duke u përpjekur të fitonte pak nga lavdia e fituesve të Kupës së Botës në Katar, ai bëri foto me disa lojtarë, të cilat i publikoi në profilin e tij në Instagram.

    Kushdo që i sheh fotot do të arrijë në përfundimin, ndoshta gabimisht, se Salt Bae është mik i ngushtë i shumicës së lojtarëve të Argjentinës fitimtare dhe veçanërisht Lionel Messit. 

    Realiteti duket pak më ndryshe nëse shikoni videon nga prapaskenat e sesionit fotografik, pasi Salt Bae mund të ketë nxituar për të bërë një foto me fituesit, por i ka gjetur ata “të errët”, sidomos në rastin e Messit.

    Në video shfaqen lojtarët e Argjentinës duke festuar dhe Messi duke shkëmbyer përqafime dhe puthje. Në atë moment, Salt Bae (Nusret)  është…në pritje të momentin për ta takuar. Messi e shikon, por është krejtësisht i pashqetësuar dhe vazhdon festimet me shokët e skuadrës. Shefi turk, e tërheq nga dora, por e merr sërish indiferencën e tij. Megjithatë, në një moment, ndoshta pak më vonë, ai ia del mbanë dhe ka foton e tij të lakmuar me MVP-në argjentinase të Botërorit. “Gojët e liga:, megjithatë, përsëri komentojnë se rezultati përfundimtar ishte produkt i mirësjelljes dhe jo miqësisë së vërtetë, siç do të donte të shfaqej shefi turk.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark