×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nxehtë dhe shi, ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

    Insajderi
    15 September 2021 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ditët e ardhshme më nxehtë, me mundësi për riga lokale shiu.  Në fundjavë rënie e temperaturave dhe reshje lokale shiu.

    Sipas Prishtina Weather dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot më i nxehtë, me vranësira e intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

    Ditën e shtunë do të ketë edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima, derisa temperaturat pësojnë rënie.  Të dielën e të hënën mbeten kushte për riga lokale shiu.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare, e ditën e enjte vlerat e çastit mund të rriten edhe në të dobëta, ndërsa nga dita e shtunë pritet përmirësim ku indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

    16.09 – Mot i nxehtë me vranësira dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe priten edhe riga lokale shiu.

    17.09 – Vranësira dhe intervale me diell.  Pasdite edhe me erë, me mundësi dhe për riga lokale shiu.

    18.09 – Kryesisht me vranësira, e që nga orët e paradites priten mundësi për reshje lokale shiu, ku pasdites shoqërohen edhe me bubullima.

    19.09 – Intervale me diell dhe vranësira.  Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

    20.09 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.

    Temperaturat e ajrit shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga fundjava me tendencë të rënies.  Minimalet luhaten nga 13C deri 17C, e ato maksimale rriten edhe mbi 30C ditën e enjte, e zbresin në 24C e 22C, të shtunën e të hënën.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s, të premten me hove nga jugperëndimi deri në 15m/s.

    Shtypja atmosferike zbret edhe nën vlera normale, e të hënën me tendencë të rritjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark