×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ‘Nxënësi’ i Toto Rinas, kush është “bosi i bosëve” i arrestuar në Itali?

    Insajderi
    16 January 2023 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia italiane ka bërë këtë të hënë arrestimin më të bujshëm të dekadave të fundit.

    Matteo Messina Denaro, bosi më i kërkuar i mafias në Itali, i cili ishte në arrati për tre dekada, ka përfunduar në prangat e policisë.

    Denaro, u ndalua në një klinikë në qytetin e Palermos. Ai dyshohet se është bosi i mafias famëkeqe të Cosa Nostras.

    Denaro është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e prokurorëve të antimafias në vitin 1992, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

    Ai gjithashtu duhet të përballet me një dënim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano, nga të cilat u vranë 10 persona.

    “Sot, më 16 janar, karabinierët … arrestuan të arratisurin Matteo Messina Denaro brenda një strukture sanitare në Palermo, ku ai kishte shkuar për trajtim terapeutik,” citohet të ketë thënë Pasquale Angelosanto, gjenerali i policisë kombëtare të karabinierëve.

    Denaro, i mbiquajtur “Diaboliku”, dikur konsiderohej si kandidat për të qenë “bosi i bosëve” të mafias siciliane, pas vdekjes së Bernardo Provenzano, në vitin 2016, dhe Salvatore Rina, në 2017-ën.

    60-vjeçari – i cili dikur pohoi në mënyrë famëkeqe: “Mbusha një varrezë, i vetëm” – me sa duket vazhdoi stilin e jetës së tij luksoze gjatë gjithë viteve të arratisë.

    Në gusht 2021, transmetuesi televiziv publik italian Rai publikoi një regjistrim që daton në mars 1993 në të cilin zëri i Denaro u identifikua për herë të parë gjatë një gjyqi në të cilin ai u thirr për të dëshmuar. Pas disa javësh, Denaro iku dhe që atëherë nuk është gjetur më.

    Ai u dënua në mungesë në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për vrasje ose urdhërimin e vrasjeve të dhjetërave njerëzve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark