Atasheu i ShBA-së në Departamentin e Drejtësisë dhe stafi i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, bashkë me IPK-në dhe Policinë e Kosovës e shënuan aktivitetin “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Sipas njoftimit, ky aktivet u zhvillua na katër komuna, Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë dhe Mamushë, ku pjesëmarrës ishin mbi 180 të rinj.
“Mbi 180 të rinj dhe anëtarë të komuniteteve minoritare morën pjesë në aktivitete. Diskutimet përfshinin rolin e policisë dhe inspektoratit policor, duke i dhënë prioritet raportimit, duke avokuar për ndryshime pozitive dhe një ndërveprim të fortë ku një student i pranishëm raportoi hapur një krim që çoi në një përgjigje të menjëhershme nga policia dhe këshilli i shkollës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Më tej, Ambasada e ShBA-së në Kosovë bëri thirrje që te qytetarët që të raportojnë atë që e shohin, dëgjojnë dhe e dinë, për ta ndaluar dhunën.