×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nxënësja 14-vjeçare qëllon me armë shokët e klasës në Rusi

    Insajderi
    07 December 2023 - 12:01

    Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shokëve të saj të klasës në një shkollë në qytetin Bryansk të Rusisë, duke lënë të vdekur një nxënës dhe duke plagosur pesë fëmijë.  Pas aktit të rëndë, edhe e mitura kreu vetëvrasje.

    Sipas autoriteteve ruse, bazuar në investigimet preliminare, nxënësja ka shkuar në shkollë e armatosur dhe më pas ka shtënë në drejtim të shokëve të klasës.

    “Hetuesit po punojnë që të zbulojnë motivin e ngjarjes”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

    Guvernatori rajonal, Aleksander Bogomaz, e quajti rastin një tragjedi të tmerrshme, teksa tha se të gjithë të plagosurit janë fëmijë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark