×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “O Agim rojtari” – kush e rrahu kryetarin e FFK’së, Agim Ademin

    Insajderi
    25 October 2021 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditë më parë mediat kanë raportuar se është rrahur në parkun e Gërmisë kryetari i FFK-së Agim Ademi.


    Për këtë ka reaguar vet FFK-ja duke e dënuar aktin.

    FFK përmes një deklarate të publikuar tregon se Ademi është sulmuar fizikish.

    “Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë” thuhet në deklaratën e Agimit Ademit.

    Por burime brenda policisë së Kosovës tregojnë se Agim  Ademi ka deklaruar se ai është sulmuar fizikish nga ish doktori i kombëtares, Mehmet Maxhuni dhe familjarët e tij.

    “ Në polici e ka akuzuar dr Mehmet Maxhunin se e ka rrahur me djem edhe policia ka bastisë banesën e Dr Maxhunit. Ndërsa në ëeb të FFK-së Agim Ademi ka deklaruar se është sulmuar persona me maska”, thotë një burim brenda policisë.

    Agim Ademi në polici ka deklruar se është rrahur nga Dr Mehmet Maxhuni.  I rrahur keq ka mbetur edhe Muharrem Rama që ishte në shoqëri të Agim Ademit.

    Ju rikujtojm se Konflikti mes Ademit e Maxhunit është i para dy viteve  pas një mesazhi që Mehmet Maxhuni ia kishte dërguar  Agim Ademit pasi që ky i fundit e kishte larguar Dr Mehmet Maxhunin nga pozita e mjekut të kombëtares U-21. Agim Ademi dy vite më parë e kishte sulmuar fizikisht Dr Mehmet Maxhunin derisa po shtetiste  në parkun e Gërmisë, rasti ishte lajmëruar në polici por që ende nuk kishte drejtës dhe kjo duket qe të jetë shkaku i hakmarrjes së Maxhunit.

    ”O Agim strazhari-rojtari, uzurpatori, sekseri, injoranti ti mendon se me rrena mund te mashtrosh dikend se UEFA FIFA paskan rregulla te dyfishta per dikënd keshtu per dikënd ashtu jo jo ka rregulla. Problemet i ka me ty per vepra kriminale tuat per te cilat je gjobit me burg qe shpejt do te shkosh aty ku e meriton pra ne burg ku e ke vendin”, shkruhej në mesazhin e Maxhunit, drejtuar kreut të FFK-së.

    A është sulm i serishëm i Agim Ademit apo hakmarrje e Dr. Mehmet Maxhunit gazeta ka provuar të  kontaktoj  të  dytë por që kanë qenë të pa çasshëm.

    Policia e Kosovës ka bërë kontroll në banesën e Maxhunit e cila bastisje duket të ketë lidhje me rrahje e Agim Ademit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark