×
  • Sport
  • Sport

    Objektivat e Guardiolas

    Insajderi
    23 May 2016 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i ri i Manchester City, Pep Guardiola, pritet të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë, edhe në rast se ai arrinë që të transferojë vetëm disa prej lojtarëve që thuhet se i ka cak.

    Listës së lojtarëve që Guardiola pritet t’i lëshojë gjatë verës është e gjatë, dhe fillon me mbrojtësin Demicheslis.

    Pas tij vijnë Yaya Tourse, Zabaleta, Mangala, ndërsa edhe portieri Joe Hart pritet të zëvendësohet nga dikush tjetër, por anglezi mund të qëndrojë si portier I dytë.

    Në anën tjetër, mesfushori i Dortmund është raportuar se ka nënshkruar kontratë me City-n, por meqë është i lënduar deri në tetor, Pep mund të sjellë nga ish-klubi i tij, Bayern, lotjarin Thiago, shkruan Goal.com

    Me largimin e Toure, Pep dëshiron që të ketë në ekip mesfushorin gjerman të Realit, Toni Kroos, kurse edhe Paul Pogba mbetet cak i klubit që nuk heziton të shpenzojë shuma marramendëse./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark