×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OBSH: Ende s’është koha për relaks, valët e treta dhe të katërta janë të mundshme

    Insajderi
    07 March 2021 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje të gjithëve dje të mos abuzojnë me shpresat e sjella nga vaksina duke lehtësuar përpjekjet për të luftuar epideminë ndërsa koronavirusi vazhdon të mundojë shumë vende.

    Ky paralajmërim vjen në një kohë kur programi COVAX, i vendosur për shpërndarjen më të drejtë të vaksinave për COVID-19, këtë javë më në fund mundësoi fillimin e një fushate vaksinimi në vendet që nuk kanë pasur ende një të tillë.

    Rreth 20 milionë doza janë dërguar në njëzet vende. Javën e ardhshme, lista do të zgjerohet në 31 vende të tjera, të cilat do të marrin 14.4 milionë doza.

    “Ky është progres që frymëzon shpresë, por numri i dozave të ndara përmes COVAX mbetet relativisht i vogël”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

    Michael Ryan, shef i programit të operacioneve emergjente të OBSH-së, paralajmëroi se nuk është ende koha për t’u relaksuar.

    “Jam vërtet i shqetësuar sepse disa njerëz mendojnë se e keqja ka mbaruar. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë.

    “Nëse nuk jemi të kujdesshëm, valët e treta dhe të katërta janë të mundshme”, paralajmëroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark