×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OBSH: Vaksina edhe në vendet më të varfra, përndryshe pandemia do të vazhdojë

    Insajderi
    21 October 2021 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pandemia e COVID-19 do të vazhdojë deri në vitin 2022, sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat për të cilat kanë nevojë, paralajmëroi sot Bruce Aylward, një nga studiuesit kryesorë të OBSH-së.

    “Në Afrikë, është vaksinuar më pak se 5 për qind e popullsisë, kundrejt 40 për qind në shumicën e kontinenteve të tjera”, tha Aylward, raporton ATSh.

    “Unë mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne duhet të përshpejtojmë, përndryshe kjo pandemi do të vazhdojë edhe për një vit më shumë”, shtoi ai.

    Aylward përsëriti thirrjen për të dhuruar doza vaksinash për ata në nevojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark