×
  • Lajme
  • Aktuale

    Oda Amerikane: Devolli Corporation vazhdon sukseset, gjysmë miliard qarkullim, 5 mijë punëtorë (VIDEO)

    Insajderi
    28 December 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arritjet e shumta të Devolli Corporation në 365 ditëshin e 2023-ës, kaluan edhe kufijtë e vendit duke shtuar tregjet e reja pos konsolidimit të atyre ekzistuese.

    Këtë e tregon ajo që u arrit të bëhet në Houston të Texasit. Në këtë vend të shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikë, u hap fabrika Nap Queen Sleep që prodhon rreth 360 mijë dyshekë në vit.

    Krejt kjo punë që u bë sivjet solli shifra rekorde për tregun.

    Suksesi i korporatës kosovare vlerësohet lartë nga Oda Ekonomike Amerikane.

    “Një qarkullim prej mbi gjysmë miliardi euro, numri i pesë mijë të punësuarve, pra po flasim për mijëra familje në Republikën e Kosovës të cilat sigurojnë mbijetesën e tyre dhe përmirësojnë kushtet e jetës në mënyrë të vazhdueshme falë korporatës Devolli”, potencoi i pari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

    Këto shifra u arritën me punën e madhe që u bë në kompanitë gjigante si ajo e dyshekëve dhe shpuzës, Comodita, me prani të fortë në Evropë, ShBA dhe Kanada. Fabrika, këtë vit e përmbylli me rreth 36 mijë tonë shpuzë të prodhuar, 2.5 milionë dyshekë, 624 mijë topperë dhe 3.5 milionë jastëkë.

    “Kjo e ka kthyer brendin ‘Comodita’ në një nga lojtarët kryesorë në botë sot të kësaj fushe, dhe me tregje që shtrihen jo vetëm në rajon por edhe përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada”, u shpreh anëtari i bordit të ‘Devolli Corporation’, Adriatik Kelmendi.

    “Të arriturat e kësaj korporate reflektojnë pashmangshëm edhe në të arriturat e gjithëmbarshme të shtetit të Kosovës”, tha kreu i OEAK.

    Arritjet prekën majat edhe me brendin më të dashur në vend, Prince Caffe, këtë vit e përmbyll me gjetjen e tregjeve të reja si Kroacia, Çekia dhe vende tjera në Evropë, si dhe Lindje të Mesme dhe të Largët.

    “(Krejt këto) duke përdorur teknologjinë më inovative dhe të fundit për prodhimin e kafesë me standardet më të larta”, u shpreh Kelmendi.

    Këtyre sukseseve s’i ndahet as fabrika më e madhe e miellit në rajon, M&Sillosi, e cila bashkëpunon me 15 mijë fermerë të grurit duke eksportuar në Evropë, Amerikë dhe Afrikë.

    “Me kapacitet ditor të prodhimit 600 tonë, por edhe kapacitet të depozitimit të grurit me 60 mijë tonë. Në bashkëpunim me rreth 15 mijë fermerë, vazhdohet të ketë cilësinë më të madhe të miellit”, tha Kelmendi.

    Në konferencën e shtypit janë falëmnderuar të gjithë menaxherët dhe punëtorët, bashkëpunëtorët e shumtë brenda dhe jashtë vendit, të cilët gjatë vitit 2023 janë angazhuar dhe kanë punuar shumë që këto të arritura të bëhen realitet.

    Për këto arritje Devolli Corporation u vlerësua edhe nga organizata e institucione si brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit, korporata rrëmbeu çmimin ‘Punëdhënësi i vitit’, ‘Eksportuesi i vitit’ dhe ‘Tatimpaguesi i vitit’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark