×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Odalloviq: Kemi informacione për vendndodhjen e mundshme të varrit masiv

    Insajderi
    08 May 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komisionit serb për persona të zhdukur, Velko Odalloviq, ka thënë se Deklarata për Personat e Zhdukur, e nënshkruar në Bruksel nga Kosova dhe Serbia, e ka zhbllokuar procesin e kërkimit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, dhe ka pretenduar se së shpejti mund të fillojë puna në terren.

    “Nëse ka vullnet nga “pala kosovare” për të zbatuar atë që ka nënshkruar dhe pranuar, shumë shpejt do të hyjmë në vazhdimin e procesit dhe do të fillojmë punën në terren, për të kërkuar lokacione ku, sipas informacioneve që Serbia dhe Kosova kanë, fillimisht do të bëhen disa kontrolle”, ka thënë Odalloviq për Radio Televizionin serb

    Ai ka thënë se do të formohet një komision i përbashkët, në krye me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian dhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

    “Le të jetë edhe kjo një mbështetje shtesë, sepse mua më duket se na duhet patjetër kjo shtytje, në radhë të parë për shkak të numrit të madh të arkivave që u prezantuan nga përfaqësues ndërkombëtarë që ishin në misione të ndryshme, për t’i vënë në dispozicion Beogradit dhe Prishtinës, dhe nga kërkimet e tyre ne shohim se a kemi informacione për vendndodhjet e mundshme”, ka thënë Odalloviq.

    Më 2 maj, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan Deklaratën për Personat e Zhdukur në Bruksel, kur u konstatua se 1.621 persona të figurojnë si të zhdukur, ku prej tyre janë 1.053 fëmijë, gra dhe burra shqiptarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark