Deklaroi se pati një ofertë bujare për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth formimit të një Asociacioni të cilin do ta hartonte dhe propozonte vetë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se kjo bujari e tij nuk u pranua nga Vuçiq, shkruan Insajderi.
Sekretari në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe përcaktohet nga Marrëveshja e vitit 2013 e jo nga “oferta bujare” e Kurtit. “Kur provoni të bëheni të zgjuar, por vetëm dëshmoni arrogancën tuaj”, shkroi mbi cicërimën e Kurtit, Staroviq.
“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti, duke u ofruar ta cilësojë si një akt bujarie, po tall dialogun dhe po i ofendon serbët”, ka shkruar Staroviq.
“Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do të hartojë Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, definitivisht jo Kurti, por vetë serbët vendas”.
Çfarë tha Kurti?
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mohoi ofertën time bujare për vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë, në një Asociacion që do ta hartoja dhe propozoja unë”, ka shkruar në Twitter, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, raporton Insajderi.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për komunitetin serb të Kosovës, në një Asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është doktor”.