21:37 - 05 Korrik 2022

Duke folur për deklaratën e djeshme të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli për instalimin e një fontane në Kuvend, ku deputetët do të pinin ujë me grushte, analisti Valon Syla ka thënë në T7 se nuk beson që ajo nuk e di dallimin mes kroit e fontanës.

Ai ka ironizuar me deklaratën e saj.

Syla ka thënë se deklarata e saj i përngjan gëzimit të disa personave në një fshat të Prishtinës, ku i këndohej instalimit të ujit brenda shtëpisë.

“Këta e dinë fort mirë, fontanë e kru… Kjo i përngjan instalimit të ujit për herë të parë në një katun të Prishtinës…. sikur me thënë oj Fitore t’u gëzoftë zemra që naj shtine shllafin mrena”, ka thënë Syla.