×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Oj ti me buzët e fryme”, nisin hetimet ndaj polices pas ankesës së qytetares nga Prishtina

    Insajderi
    24 October 2020 - 12:53

    Policia e Kosoves ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me rastin e mbrëmshëm dje në Prishtinë, ku një vajzë ka pretenduar se është ofenduar dhe sulmuar nga një police, pasi nuk e kishte vendosur maskën.

    Përmes një komunikate për media, Policia thotë se Drejtoria për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës e PK-së, ka filluar trajtimin e rastit dhe varësisht nga të gjeturat gjatë hetimit do të ndërmerr veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative.

    “Policia e Kosovës (PK), njofton dhe sqaron opinionin publik lidhur me shkrimet e publikuara dje (23.10.2020), në disa mediume lidhur me ankesën e një qytetareje të Prishtinës ndaj një policeje të PK-së, që ka ndodhur gjatë shqiptimit të një gjobe bazuar në Ligjin Anti-COVID- 19. Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe trajtimin me prioritet të çdo ankese të qytetarëve ndaj zyrtarëve të PK-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Përmes një postimi në një grup në Facebook, Mehmeti pretendon se ishte duke dalë nga një dyqan, kur një police e ka ndalur atë për shkak që nuk e kishte maskën e vendosur në fytyrë. Ajo pretendon se policja i është drejtuar duke i thënë “..oj ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i qfryn buzët”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark