×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Okupuesi” Naim Ismajli ia dorëzon detyren Qemajl Aliut, “çliruesit” te Shtimes

    Insajderi
    01 December 2021 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Menjëherë pasi ishte shpallur fitues Qemajl Aliu i Vetëvendosjes kishte deklaruar se kjo komunë tashmë ishte e lirë. “Më në fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë. Urime Shtime, urime shtimjan. Zemra mal”, shkroi ai.

    Zyrtarisht sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Shtimes.

    Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës që udhëhiqte me këtë komunë i dorëzoi mandatin Qemajl Aliut të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili fitoi në balotazhi më 14 nëntor.

    Në këtë ceremoni, Ismajli, ia ka dorëzuar mandatin kryetarit Aliu dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Komunës së Shtimes, për katër vitet e ardhshme.

    Me rastin e dorëzimit të mandatit, Ismajli e uroi kryetarin Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ka thënë se e dorëzon këtë detyrë duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Shtimes.

    Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka falënderuar kryetarin Ismajli për punën e deritanishme të qeverisjes së Komunës së Shtimes.

    Kujtojmë se menjëherë pasi ishte shpallur fitues Qemajl Aliu i Vetëvendosjes kishte deklaruar se kjo komunë tashmë ishte e lirë.

    Më në fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë. Urime Shtime, urime shtimjan. Zemra mal”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark