×
Insajderi

Olluri: Duhet të arrestohen të gjithë “borxhlinjtë” e Kadri Shalës

Insajderi
26 October 2020 - 22:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Drejtori i Insajderit, Parim Olluri ka thënë se njëjtë sikurse Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group”, në prangat e Policisë së Kosovës duhet të përfundojnë edhe pronarët e kompanive të tjera që pranuan transaksione nga “LDA Group”.

Sipas Ollurit, Prokuroria e Shtetit duhet të kërkojë paraburgim për të gjithë pronarët e kompanive të përfshira në transaksionet e 2 milionë eurove të Thesarit të Shtetit.

“Qysh mbeti puna me këto firmat që pranuan para nga Kadri Shala? A po besojnë hala që na si popull e kemi hanger forën që iu ka pasur borxh firma LDA dhe që nuk e njohin personalisht Kadri Babën?”, ka deklaruar Olluri.

Drejtori i Insajderit ka shprehur habi se si ende ndodhen të lirë pronarët e kompanive të cilët, siç dëshmoi Insajderi përmes një serie shkrimesh hulumtuese, janë përfshirë në transaksione të dyshimta.

“Një prokuror i hajrit që nesër do të kërkonte paraburgim për të gjithë pranuesit e parave nga Kadriu. Unë nuk e di se pse ende janë të lirë pranuesit e parave të vjedhura nga Thesari”, ka nënvizuar Olluri.

Gazeta Online Insajderi ka publikuar deri më tash shumë fakte për skandalin ku nga Thesari i Shtetit u morën mbi 2 milionë euro dhe përmes kompanisë LDA-Group u shpërndanë në një rrjet të madh kompanish.

Skemën e këtij skandali në njërin nga institucionet që besohej që të ishte i sigurt, Insajderi e ka ekspozuar përmes një serie hulumtimesh.

Pas këtyre hulumtimeve, nëpërmes një letre në publik është paraqitur edhe vet emri kryesor i përmendur në këtë aferë, biznesmeni Kadri Shala. Derisa ndodhej në arrati e jashtë Kosovës, javën që shkoi ai kishte shkruar një letër të cilën e ka dërguar në adresë të Gazetës Express dhe T7, përmes vëllait të tij.

“Për momentin jam jashtë vendit dhe brenda 2-3 ditësh do të lajmërohem të organet kompetente” , ka njoftuar Shala I cili njëkohësisht ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me punëtorin e Thesarit Labinot Gruden.

Insajderi nga burime të mirë-informuara ka marrë vesh që Shala e Gruda njihen së paku që nga marsi i këtij viti.

Insajderi, nëpërmjet burimeve të mirëinformuara, ka zbuluar bashkëveprimin e dyshimtë mes Kadri Shalës e Labinot Grudës.

Burimet sugjerojnë se ka pasur një plan që dyshja të rregulloj dokumentacionet për të jetuar në Turqi, pas kryerjës së aktit kriminal të vjedhjës së mbi 2 milionë eurove.

Skema dyshohet që nisi të përgatitej që në marsin e këtij viti, prej kur ka edhe fakte që njihen mes vete biznesmeni Kadri Shala si dhe  i arrestuari, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda. Dyshohet se dyshja Shala e Gruda që nga muaji mars kishin filluar të rregullonin dokumentet për të nisur një jetë të re në Turqi. /Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark