×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri e pyet për kandidatët e dyshimtë të PDK-së, Hoti thur lavde për Thaçin dhe Veselin

    Insajderi
    04 June 2017 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i PDK-së i sapoemëruar në këtë pozitë ka bërë atë që dijë më së miri, kur drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, në emisionin “Debat D” në Tv Dukagjini, e ka pyetur për personat në listat për kandidat për deputet nga kjo parti të cilët kanë të kaluar të dyshimtë.

    Hoti ka thurur lavde për ish-liderin e partisë  dhe liderin e tanishëm në vend që të arsyetoj pse në listat për deputetet nga PDK-janë janë edhe Naim Bazaj në shtëpinë e të cilit janë gjetur qindra armë gjatë një bastisje të para disa vitesh, Njazi Kryeziun një nga personazhet e “Dosjes së Shefave” që zgjedh anëtarët e bordeve të ndërmarrjes publike mbi baza partiake dhe një tjetër personalitet të përfshirë në skandalin e përgjimeve, Besim Beqaj, tash një nga hartuesit e planit ekonomik të PDK-së.

    Olluri ka pyetur Hotin sesi ka mundësi që persona të cilëve u janë gjetur “granata në shtëpi”, “kanë sharë me nanë kundërshtarët politik” dhe “ish-ministri për Zhvillim Ekonomik” të gjejnë vend në Fillim e Ri.

    E Hoti i ka ikur përgjigjes duke instituar se lista e PDK-së është e pastër e më pas ka vazhduar të thurë lavde për ish-kryetarin e PDK-së tash president Hashim Thaçi dhe liderin e tanishëm të partisë Kadri Veseli.

    Në një moment Hoti tha se Thaçi edhe “natën e ka bo dritë”./Insajderi.com

    https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2266733990219085/

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark