×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Olluri: Kurti ia rriti pagën vetit, por dikur thoshte se kjo është hajni

    Insajderi
    01 February 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Parim Olluri ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e vitit 2018, kur thoshte se “të ia rritësh pagën vetit është hajni” .

    Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka shkruar se me Ligjin për Pagat i pari i Qeverisë ia ka rritur vetit pagën 285 euro.

    Kurti me 2018: T’ia rrisesh pagen vetes eshte hajni, eshte vjedhje. Kurti me 2023: Ia rrite pagen vetes per 285 euro”, ka shkruar Olluri.

    Kurti në vitin 2018: Hajni t’ia rrisësh pagën vetes

    Lëvizja Vetëvendosje në opozitë kishte thirrur interpelancë në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018, kur kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj i kishte rritur pagat për zyrtarët shtetërorë.

    Vendimi ishte shfuqizuar pak muaj më pas, pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese.

    “Të nderuar deputetë, t’ia rrisësh pagën vetes është hajni, është vjedhje. Sepse vjedhja nuk është vjedhje sepse bëhet tinëz por për shkak se është vjedhje. Ka vjedhje açik. Psh. kjo rritje e pagave”, shprehej Kurti para deputetëve.

    Vlera e koeficiontit e caktuar sot pritet të ndryshojë në vitin 2024, siç u tha në mbledhjen e Qeverisë. Vitin e ardhshëm, koeficienti i pagave pritet të jetë 110 euro.

    Ligji i ri i pagave do të hyjë në fuqi më 4 shkurt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark