×
  • Showbiz
  • Show

    Olta habit me deklaratën: Kam varësi psikologjike të frikshme nga burri im

    Insajderi
    23 January 2023 - 09:37

    Banorja e Big Brother Albania, Olta Gixhari ka folur për familjen e saj dhe se sa e rëndësishme është për të.

    Shumë pak dihet për bashkëshortin e Gixharit, por për aktoren ai ka një ndikim të madh tek ajo, aq sa thotë se është e varur psikologjikisht nga ai.

    Çdo vendim që merr, aktorja thotë se ka nevojë për fjalën e tij.

    “Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vijë këtu. Sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë. Për mua familja është gjithçka. Ata të dy i dua shumë. Nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im. Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh. Unë që dukem femër e fortë, kam varësi psikologjike nga ai njeri, të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu më del para syve ai”, është shprehu aktorja.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark