×
Show

On Records po dështon, artistet e rijnë larg suksesit të Feros, Kides dhe Rinës!

Insajderi
29 February 2020 - 22:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

On Records u përfol shumë kohet e fundit, jo për suksese por për largimet nga labeli që u benën një pas një.

Kida, Fero e me pas edhe Rina ishin ndër artistët më të zëshëm të label-it, që u larguan për një kohë të shkurtër nga On Records.

On Records vazhduan kinse çdo gjë është në rregull, por po del që nuk është ashtu, humbjet si Fero, Kida dhe Rina po i kushtojnë shumë këtij labeli, pasi që artistet e rijnë nuk janë as afër sukseseve të artisteve që kishin dikur.

Dy këngët e para që janë publikuar nga On Records as nuk janë dëgjuar e as nuk janë përfolur nga askush, e artistet e rijnë po cilësohen si kopje të zbehta të Feros, Rinës dhe Kides.

Kujtojmë që para këtyre nga po ky label ishin larguar edhe vëllezërit Mozzik dhe Getinjo dhe Baby G.

Të gjithë këta artist janë larguar me konflikte nga On Rrecords përveç Kides që është larguar në mënyre më paqësore.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark