×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Opera për Skënderbeun do të jepet edhe në Kosovë

    Insajderi
    12 May 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opera “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” do të jepet edhe në Kosovë, pikërisht më datën 17.05.2023, pas premierës që u mbajtë në Tiranë më datë 09.05.203. Kështu njofton Filharmonia e Kosovës në faqen e saj në rrjetin social facebook.

    “Jemi të lumtur të prezantojmë premierën e operës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit” (Versioni koncertal) e kompozuar nga Vasil S. Tole dhe me libret të kompozitorit mbi tekstin e Fan S. Nolit.”- thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës.

    Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) në drejtimin e mjeshtrit Sieva Borzak (Itali) do të interpretojnë këtë vepër të përmasave të mëdha për publikun e Prishtinës, kjo pas prezantimit të suksesshëm më 9 maj në Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Koncerti mbahet më 17.05.2023 prej orës 20:00 në AMC Hall (Rr. Cërriku, Mazgit – Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë).

    OPERA SOLEMNE

    Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit

    Version koncertal

    Kompozitor VASIL S. TOLE

    Libreti VASIL S. TOLE | FAN S. NOLI

    ORKESTRA DHE KORI I FILHARMONISË SË KOSOVËS

    KORI I TEATRIT TË OPERËS DHE BALETIT – TIRANË

    Solistë:

    ARTUR VERA – bariton

    KLODJAN KAÇANI – tenor

    KALTRINA MIFTARI – soprano

    DEA XHEMAJLI – mexosoprano

    Dirigjent: SIEVA BORZAK

    Dirigjent i Korit të Filharmonisë së Kosovës

    HAJRULLAH SYLA

    Dirigjent i Korit të Teatrit të Operës dhe Baletit – Tiranë (Shqipëri)

    DRITAN LUMSHI

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark