Operacioni për pasurinë e Redjan Rrahjas/ Sekuestrohet edhe "Range Roveri" i Kevina Kthjellës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Operacioni për pasurinë e Redjan Rrahjas/ Sekuestrohet edhe “Range Roveri” i Kevina Kthjellës

    Insajderi
    11 December 2024 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka finalizuar operacionin e koduar “Resemblance.”

    Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u konfiskuan një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe Marsela Çiçës.

    Raportohet se autoritetet kanë sekuestruar  njësi me sipërfaqe 30 m² dhe 76 m² dhe një automjet në emër të Redjan Rrajës, një njësi me sipërfaqe 127.5 m² dhe dy njësi të tjera nga 18.09 m² në emër të shtetases Marsela Çiça, një orë dore Rolex si edhe një automjet në pronësi të Kejvina Kthjellës.

    Vlera e këtyre pasurive arrin në rreth 1 milion euro. Ato janë konfiskuar për kalimin në favor të shtetit dhe tashmë i janë dorëzuar Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

    Materialet hetimore janë dorëzuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndjekje të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark