×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Operohet Ibra, rikuperimi zgjat 8 muaj, sulmuesi rrezikon ta mbyllë me futbollin e luajtur

    Insajderi
    25 May 2022 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zlatan Ibrahimovic i është nënshtruar një operacionit në gjurin e majtë ditën e sotme, teksa nga ky operacion rrezikon ta mbyll me futbollin e luajtur.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Milan nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku tregohet se ky operacion do të duhet kohë rikuperimi 7-8 muaj.

    “AC Milan njofton se sot, Zlatan Ibrahimovic u operua në gjurin e majtë nga Dr Bertrand Sonnery-Cottet, në prani të Menaxheri i Kujdesit Shëndetësor të Klubit Stefano Mazzoni, në Spitalin Jean Mermoz në Lyon. Artroskopia ishte planifikuar prej kohësh për të zgjidhur përfundimisht paqëndrueshmërinë e kyçit përmes rindërtimit të ligamentit të kryqëzuar anterior, me përforcim anësor dhe riparimin e meniskut. krejtësisht i suksesshëm dhe prognoza vlerësohet në 7-8 muaj”, shkruan klubi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark