×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Opinionisti i Përputhen nga Italia kishte lobuar për Kosovën në kohën e luftës

    Insajderi
    29 January 2021 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi, kohë më parë fliste në emisionet e Italisë për masakrat në Kosovë.

    Ai kishte folur në gjuhën italiane, që më vonë është publikuar në një emision në TV Klan.

    Konomi kishte kritikuar komunistët italian, të cilët kishin refuzuar që të ndihmojnë Kosovën.

    “Komunistët italianë kanë treguar që urrejtja që kanë për NATO-n, për amerikanët është më e fortë se solidariteti për shqiptarët e Kosovës”, tha ai.

    Gjithashtu në një tjetër emision në Itali, ai përsëri ka cekur masakrat që i janë bërë popullit të Kosovës.

    “Është absurde të mendosh që refugjatët nga Kosova, janë rikthyer në Prishtinë në shtëpitë e tyre, pas atyre gjërave të tmerrshme dhe masakrave që ata panë t’u bëheshin, civilëve, grave dhe fëmijëve”, tha Arjan Konomi.

    Konomi më parë ka qenë edhe opinionist në “Big Brother Albania”, e cila pas një ndërprerje që disa vite pritet të fillojë përsëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark