×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Opinionisti i shpërblyer nga Qeveria Kurti dhe Shala “çmendin” internetin: Nuk është SHBA-ja, është Britania që i doli zot Kosovës

    Insajderi
    28 January 2023 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seb Bytyçi, anëtari i Këshillit Kombëtare të Cilësisë për Akreditim, ka thënë se Britania e ka qasjen më të drejt ndaj Ballkanit.

    Për ta ilustruar këtë qëndrim, ai ka përmendur rastin se si Britania kishte kërkuar e para që të ndodhte intervenimi i NATO-s në Kosovë, dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Këto të fundit janë duke kërkuar që të themelohet Asociacioni, i cili nuk mund të ndodhë, pasi nuk e pranon “kushtetutshmëria e vendit”, sipas Albin Kurtit.

    Qeveria e këtij të fundit e kishte zgjedhur Bytyçin për anëtarë të Bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë (KShC), ndonëse si shok i Armend Mujës dhe Ardian Golës, ai nuk ishte i rekomanduar nga Komisioni për vlerësimin e anëtarëve të Bordit të KShC-së.

    Mbështetës i mendimit të këtij të fundit doli të jetë edhe analisti Krenar Shala, kur komentoi në statusin për Britaninë e Madhe.

    “Edhe Britania ka qenë insistuese me intervenu ushtarakisht – me komsori deri ne Beograd. Si Rezultat, sot e kishim ni Serbi liberale, që e kish njoftë Kosovën, e nuk i kish o problem as Bosnes, as Malit te Zi, ish konë në NATO, në BE dhe e rreshtume kundër agresionit rus”, shkruan Shala.

    Ndryshe, Seb Bytyçi dikur punonte nëpër organizata joqeveritare, dhe ushtronte rolin e opinionistit nëpër studio televizive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark