10:42 - 03 Shkurt 2023

Opinionisti nga mërgata, Pal Shtuti ka thënë se anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi është në listën e skizofreneve në Zvicër.

Këtë deklaratë Shtuti e bëri duke kërkuar që Kurteshi të mos ftohet më nëpër debate televizive, shkruan Insajderi.

Sipas tij, me këto figura të rrënuara nga sëmundjet e tyre që i kanë fituar nëpër barakat e Amerikës e Zvicrës po shëmtohen televizionet.

“Në Zvicër ky njeri është në listën e skizofrenëve e ju atje i hapni mundësi me përhapë skizofreninë edhe përmes televizioneve. Jeni duke i shëmtuar televizionet me këto figura të rrënuara nga vetja e tyre – nga sëmundjet e tyre që i kanë fituar barakave të Zvicres apo Amarikes”, ka shkruar Shtuti në një koment të tij.

Ai madje ka lutur moderatorët e emisioneve që të ndalojnë së thirruri njerëz që e kontaminojnë atmosferën humane, sepse vet janë qenie jo-humane.