×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Opozita e përzë nga pushteti 12-vjeçar Benjamin Netanyahun, ky do jetë kryeministri i ri i Izraelit

    Insajderi
    13 June 2021 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lideri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, Benjamin Netanyah, është dëbuar nga zyra e kryeministrit pasi u la jashtë koalicionit të rivalëve nga i gjithë spektri politik izraelit, duke i dhënë kështu fund 12 vjetëve pushtet të tij.

    Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, fitoi mocionin e mosbesimit në Knesset, parlamenti i Izraelit, me 60-59 ulëse, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Lapid nuk do të bëhet fillimisht kryeministër. Në vend të kësaj, sipas një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, ish armiku i tij dhe avokati i ekstremit të djathtë, Naftali Bennett, do të kurorëzohet si udhëheqësi i vendit.

    Bennett, i cili ka përjashtuar konceptin e shtetit të Palestinës dhe dëshiron që Izraeli të mbajë në kontroll të gjitha tokat, do të jetë kryeministër për dy vitet e para të një mandati katër-vjeçar përpara se t’i dorëzohet Lapid.

    E vetë-përshkruar si “qeveria e ndryshimit” – përzierje e politikanëve të kundërshtuar ideologjikisht nga nacionalistët fetarë hebre – do të betohet më vonë në parlament, të dielën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark