Kosova do të zbresë në fushë sot me tetë garues në ditën e katërt të Lojërave Mesdhetare.
Sot do t’i nisin garat tre prej tetë xhudistëve, sport ky favorit për të fituar medalje në “Oran 2022”.
Distria Krasniqi, Erza Muminoviq e Flaka Loxha do t’i kenë sfidat e tyre nga ora 12:00 me kohën tonë lokale.
Ndërkaq, sot do ta nisin eksperiencën e tyre në garën prestigjioze që po mbahet në Algjeri edhe shigjetarët, Hazir Asllani, Edi Dvorani dhe Valmir Gllareva.
Ata do të garojnë më herët, që nga ora 10:00.
Kurse, garat e Kosovës në “Oran 2022” sot do t’i mbyllë sporti i boksit.
Bashkim Bajoku do të garojë nga ora 15:15, kurse Shpejtim Bajoku pas katër orësh, në 19:45.
Kosova synon të fitojë medalje sot dhe pa dyshim shpresat më të mëdha do të jenë te xhudoja.