×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Orban e krahasoi Ukrainën me Afganistanin, vjen reagimi zyrtar nga Kievi

    Insajderi
    28 January 2023 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës do ta thërrasë për intervistim ambasadorin hungarez si pasojë e deklaratave “absolutisht të papranueshme” të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, rreth Ukrainës, raporton Insajderi.

    Ky lajmërim jepet si indikacion i një faze edhe më të përkeqësuar të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

    Hungaria ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe ka thënë se ato nuk kanë arritur të dobësojnë ndjeshëm Moskën, por se rrezikojnë të shkatërrojnë ekonominë evropiane.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, shkroi në Facebook se Orban u tha gazetarëve se Ukraina nuk është tokë e askujt dhe e krahasoi atë me Afganistanin.

    “Deklarata të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Budapesti vazhdon të ndjekë një kurs të qëllimshëm të shkatërrimit të marrëdhënieve hungarezo-ukrainase,” tha zëdhënësi.

    “Ambasadori hungarez do të ftohet në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës për një diskutim të sinqertë. Ne rezervojmë të drejtën të marrim masa të tjera në përgjigje,” shtoi ai.

    Orban tha më herët të premten se Hungaria do të vërë veton ndaj çdo sanksioni të BE-së kundër Rusisë që ndikon në energjinë bërthamore. Ekziston një termocentral bërthamor i ndërtuar nga Rusia në Hungari. Është planifikuar zgjerimi i tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark