15:07 - 01 Tetor 2022

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se mësimi do fillojë të hënën, kështu duke pezulluar grevën deri në muajin janar.

Ai gjatë kësaj konference ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit nuk do të zëvendësohen.

Jasharaj, i bëri thirrje të Qeverisë që të reflektojë deri në muajin janar dhe të zgjidh problemin dhe kërkesat e SBAShK-ut.

Ai tha se qeveria nuk duhet të sillet ashtu siç ishte sjell deri më tani, pasi muaji janar do të vije shumë shpejt.