×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Organizatori i protestës për rrymën: I refuzuam partitë opozitare, deshën të na bashkohen

    Insajderi
    26 January 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizatori i protestës së sotme për kundërshtiin e shtrejntimit të energjisë elektrike, Dibran Hoxha ka thënë se kanë pasur kërkesa edhe nga partitë opozitare që t’i bashkohen protestës së sotme, por ai tha se këto kërkesa janë refuzuar për shkak se janë nën petkun politik.

    “Kemi pasur disa kërkesa nga disa parti opozitare të na bashkohen por ne jemi grup i aktivistëve të shoqërisë civile dhe i kemi refuzuar kategorikisht për aq sa ata janë brenda partive politike, nëse vijnë në rolin e qytetarëve pa ombrellë partiake atëherë i pranojmë”, ka thënë Hoxha.

    Ndërsa për Qeverinë tha se nuk kanë pasur asnjë kontakt dhe se protesta është mjet demokratik.

    “Jo nuk kemi pasur kontakt me qeverinë për atë kemi organizuar protestë, sepse protesta është mjeti i vetëm demokratik përmes daljes në protestë, ia bëjmë me dije qeverisë që jemi kundër shtrenjtimit të rrymës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark