×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osman Musliu: Klani Tërnava mban peng BIK-un që sa vjet

    Insajderi
    26 November 2020 - 21:55

    Hoxha nga Drenasi Osman Musliu ka thënë se kundërshtitë e tij ndaj krerëve të Bashkësisë Islame i kushtuan edhe me pasoja fizike.

    VIDEO:

    Ai ka thënë se pikërisht ngritja e zërit “ndaj dukurive negative dhe çoroditjeve brenda Bashkësisë Islame sikur vehabizmi, nepotizmi, mostransparenca, korrupcioni, eliminimi i zërit kritik e shumë keqpërdorime tjera” çuan edhe deri te shkarkimi i tij nga detyra e kryetarit të Këshillit të BIK-ut në Drenas.

    “Rasti i zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në muajin shkurt 2020 në të cilat kam fituar votat e shumicës së imamëve dhe xhematit të Drenasit nga kuvendi zgjedhor. Si rezultat i këtyre zgjedhjeve kam fituar të drejtën të jem anëtar i këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas. Mirëpo klani Tërnava përsëri ndërhyri në mënyrë klandestine duke ma mohuar të drejtën elementare, demokratike, ligjore si dhe kushtetuese duke mos më certifikuar si anëtarë i zgjedhur me vota pa dhënë asnjë arsyetim të vetëm!”, shkroi Musliu.

    Hoxha gjithashtu ka mohuar se ka uzurpuar ndonjë objekt, duke thënë se këto janë shpifje të uilëta dhe qesharake.

    “Së pari ajo zyre në fjalë është zyre e imamëve e cila mbahet e mbyllur me qëllim nga kryetari dhe sekretari i Këshillit të BIK-ut në Drenas me direktiva nga klani Tërnava. Gjersa këta zotërinj rrijnë në kolltuqet në zyrët e tyre unë së bashku me shumicën e kolegëve të mi hoxhollarë rrijmë korridorëve të ftohta në një objekt i cili ka hapësirë afër 4000m2! Nëse ka uzurpues në këtë rast atëherë uzurpuesit e vërtetë janë ata të cilët i lënë imamët të rrijnë korridoreve të ftohta duke mos i lejuar të qëndrojnë në zyren që u përket atyre”, ka shkruar Musliu.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark