×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit: Kosova çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan

    Insajderi
    11 September 2022 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.ambasadoren e SHBA-së, Alyson Grunder, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

    Presidentja Osmani ka thënë se i bashkohen të gjithë popullit amerikan për ndarë dhimbjen për mbi 3 mijë jetë të humbura në një betejë e cila edhe një herë u dëshmua të jetë betejë vlerash.

    “Më 11 shtator 2001, shtetasit amerikan, qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme në historinë e njerëzimit, por atë ditë nuk u atakua vetëm, u takuam të gjithë ne që besojmë po në të njëjtat vlera, në vlerat e lirisë dhe demokracisë”, tha ajo, duke shtuar se që nga ajo ditë Kosova iu ka bashkuar çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, duke bashkuar forcat në mbrojtja të këtyre vlerave dhe luftim të terrorizmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark