×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​Osmani në Prekaz: Adem Jashari, hero i dinjitetit, ai është i gjallë

    Insajderi
    28 November 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me rastin e datës së lindjes së komandantit legjendar, Adem Jasharit, e para e shtetit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe para varrezave të familjes Jashari në Prekaz.

    Osmani tha se Adem Jashari është hero i dinjitetit të popullit shqiptar.

    Ajo shtoi se komandanti legjendar ka hyrë një herë në histori për të mbetur përherë.

    “I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë. Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike. Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!”, ka shkruar Osmani.

    Pas homazheve, Osmani ka vizatuar edhe kullën e Rifat Jasharit, e shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark