×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Osmani: Nëse luajmë në barazh ndaj Lirisë, ne do të humbim ndeshjen

    Insajderi
    16 May 2022 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori gjeneral i FC Prishtinës, Artan Osmani ka folur për problemet e klubit bardhekaltër pas humbjes me Dritën.

    I ftuar në emisionin Kamp10nët në Kanal10, Osmani tregon arsyen pse skuadra e Prishtinës mund të humb ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë së Prizrenit.

    “Ndeshja e barazhit është rrezik real për Prishtinën, skuadrat që po vien nga Liga e Parë kanë një motivim shumë më ndryshe, publiku nuk janë të informuar për gjithçka, por unë këtë gjendje të klubit e kam parashikuar në muajin tetor” tha fillimisht Osmani.

    Ndërsa sipas drejtorit të Prishtinës, fajtorët kryesor janë lojtarët në humbjen me Dritën.

    “Pas ndeshjes me Ulpianën kam qenë i relaksuar, por me humbjen sot (ndaj Dritës), jemi duke u bërë protagonist ne, por fajtorët kryesor kësaj radhe janë lojtarët bashk me shtabin teknik të klubit, sepse ata kësaj radhe kanë luajtur vetëm për vetën e tyre”

    Në ndeshjen e fundit, Prishtina do të jetë mysafire e Llapit, dhe në rast disfate në Zahir Pajaziti apo barazimi, dhe me fitoren e Malishevës dhe të Drenicës, Prishtina biletën e qëndrimit në BKT Superligën e Kosovës do ta kërkonte nga barazhi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark