×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani përkujton masakrën e Lubeniqit duke kërkuar drejtësi për viktimat

    Insajderi
    01 April 2023 - 15:43

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit.

    Osmani ka kërkuar drejtësi për 80 viktimat civile që u vranë në këtë masakër.

    “24 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga 18-muajsh e deri në 17 vjeç”.

    “Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, ka shkruar Presidenca e Kosovës në Facebook.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark