×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

    Insajderi
    12 August 2022 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Ditën Ndërkombëtare të rinisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e nikoqire e disa prej të rinjve të suksesshëm në fushën e arsimit.

    Ajo ka thënë se rinia është fryma dhe themeli i shtetit të Kosovës.

    “Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve. Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark