×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani shkarkoi nga pozita e konsullit edhe djalin e Isni Kilajt të PDK-së

    Insajderi
    25 November 2020 - 20:16

    Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, sot mori vendim për shkarkim nga pozitat e tyre, katër konsuj.

    Flakron Shala i sapo emëruar konsull në Pragë, Lindon Kqira në Shkup, Blend Kilaj në Ljublanë dhe Halin Krasniqi në Tiranë, janë konsujt e shkarkuar nga Osmani.

    Blendi Kilaj, është djali i ish-kryetarit të komunës së Malishevës dhe zëvendësministrit të Diasporës nga PDK-ja, Isni Kilaj.

    Blendi Kilaj më 21 shtator të vitit 2019 ishte propozuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, si konsull i përgjithshëm në Lubjanë. Ndërsa, në bazë të këtij propozimit, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte nxjerrë dekret për emërimin e tij në këtë pozitë.

    Sipas U.D të presidentes Vjosa Osmani, vendimi për shkarkimin e Blendi Kilajt nga pozita e konsullit të përgjithshëm është bazuar në praktikën diplomatike e konsullore. Sipas saj, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.

    Të njëjtën arsye, Osmani e ka dhënë edhe për dy konsujt tjerë, Flakron Shala në Pragë e Lindon Kqira në Shkup.

    Ndërsa, sa i përket konsullit në Tiranë, Halim Krasniqit, u.d e Presidentes ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e tij konsulli i përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili sipas saj nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark