×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: S’mund të ketë më tolerancë për gjykatës e prokurorë neglizhues

    Insajderi
    25 November 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Thirrjet po bëhen për asnjë më shumë, ndërkohë që sot një grua vdiq pas vrasjes makabre nga i dyshuari, bashkëshorti i saj.

    Në hapjen e fushatës globale të 16 ditëve të aktivizimit, e gjeti Kosovën me edhe një viktimë të dhunës.

    Presidentja e vendit ka deklaruar se nuk duhet të ketë më tolerime për dhunuesit, e as për gjyqtarët e prokurorët.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se rasti i fundit i vrasjes së një gruaje mëngjesin e sotëm, ka tronditur shoqërinë se fenomeni i dhunës mbi baza gjinore mbetet prezencë në familje.

    “Sot të gjithë pranuam edhe një lajm të kobshëm në mëngjesin e hershëm një burrë vrau gruan në mënyrën më makabre duke na alarmuar të gjithëve që fenomeni i dhunës në baza gjinore mbetët jashtëzakonisht prezent në shoqërinë tonë. Në këto çaste ne ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllimet me të sinqerta për jetën e humbur të bashkëqytetares sonë”, ka thënë ajo.

    Madje, Osmani e ka quajtur pandemi dhunën mbi baza gjinore, ku tha se kjo mbetet një prej shkeljeve më flagrante të të drejtave të njeriut.

    “Nuk mund të ketë tolerancë më për gjykatës e prokurorë neglizhues sepse përballë krimit nuk mund të ketë kompromis e as rrethana lehtësuese, nuk mund të ketë mirëkuptim për dhunuesit sepse për dhunë mirëkuptim nuk ka. Nuk do të pranojmë më argumente për mungesë kapacitetesh sepse përballë një emergjence nacionale siç është dhuna në baza gjinore duhet luftuar me çdo resurs e çdo kapacitet që e kemi në dispozicion”, ka shtuar Osmani.

    Më tej, në hapjen e fushatës globale, presidentja Osmani tha se luftimi i dhunës mbi baza gjinore do të jetë në krye të agjendës së këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut pranë zyrës së saj.

    Ajo u ka bërë thirrje të gjitha viktimave që të raportojnë rastet e dhunës, por për këtë ka thënë se institucionet duhet t’u ofrojnë atyre siguri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark