×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani uron Bidenin pasi u betua si presidenti i 46-të i ShBA-së

    Insajderi
    20 January 2021 - 19:47

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili sot bëri betimin pasi vitin që shkoi i fitoi zgjedhjet në garë me ish-presidentin Donalt Trump.

    Osmani ka thënë se beson fuqishëm që amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur, duke bërë që demokracia e këtij vendi të jetë referencë për globin.

    “Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden. Në cilësinë e u.d. Presidentes,  i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin”.

    “Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale. Zoti e bekoftë miqësinë e perhershme me Amerikën!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark