×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Otto John i bashkohet në stërvitje skuadrës së Superligës së Kosovës

    Insajderi
    09 August 2022 - 09:07

    Sulmuesi afrikan, Otto John i është bashkuar urdhrave të Armend Dallkut te Dukagjini, skuadër me të cilën do të garojë në Superligën e Kosovës në futboll edicionin e ri.

    Futbollisti nga Nigeria është liruar paraburgimi ditë më parë, derisa me të dalur nga aty ishte raportuar se i është bashkuar Dukagjinit.

    Faqja zyrtare e klubit klinas ka publikuar pamjet e seancës së fundit stërvitore e në njërën nga to shihet edhe Otto John në prapavijë duke stërvitur.

    Futbollisti nigerian ishte arrestuar para disa muajve me akuzën se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.

    Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për nigerianin.

    Mirëpo, Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar futbollistin nga paraburgimi, shkruan Demokracia.com.

    Otto John nuk është futbollist i panjohur në Kosovë. Ai më parë ka qenë pjesë e Trepçës ’89 e Prishtinës, ndërsa ishte ndër sulmuesit më të rrezikshëm në ligë.

    Dukagjini përveç Otto Johnit ka bërë edhe disa përforcime në merkato dhe se në edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë skuadër e rrezikshme.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark