Mesut Ozil i cili u pezullua nga Fenderbache në muajin mars, për arsye disiplinore ka shpërthyer ndaj trajnerit të ri Jorge Jesus.
“Së pari po përgatitem individualisht, i shoqëruar me një program të veçantë. Pres me durim kohën time për të kontribuar. Nuk kam ardhur për pushime në Fenerbahçe dhe në vendlindjen time në Turqi. Sa herë që e djersit fanellën tonë të lavdishme, nuk kam qëllim tjetër veçse të kontribuoj. Kam shumë synime te Fenerbahçe, dashuria ime e fëmijërisë.
Nuk do të heq dorë nga futbolli derisa t’i arrij ato. Klubi dhe unë po kalojmë një proces që është në natyrën e futbollit. Është dëshira ime më e madhe që ta kaloj këtë proces sa më mirë dhe t’i shërbej Fenerbahçes sime të dashur”, deklaroi ai.