×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pa prova e me supozime”, avokati i Hysni Hoxhës flet për Insajderin dhe godet vendimin e Gjykatës

    Insajderi
    26 January 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të mërkurën Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar një muaj paraburgim katër të arrestuarve që po dyshohet se kanë funksionuar si një Grup Kriminal.

    Për caktimin e paraburgimit nga gjykata, është ankuar njëri nga avokatët e të dyshuarëve.

    Shqipron Zymeri, avokat i Hysni Hoxhës ka thënë për Insajderin se ky vendim nuk ishte i drejtë.

    “Aktvendimi i atakuar është rezultat i shkeljes se dispozitave të procedurës penale të cilat e përcaktojnë bazën e caktimit të masës së paraburgimit si dhe rezultat i mungesës së vlerësimit të drejtë dhe të gjithanshëm të fakteve dhe rrethanave me rastin e konstatimit të ekzistimin e arsyeve ligjore për caktimin e paraburgimit”, ka deklaruar Zymeri.

    Ai ka theksuar se kërkesa e Prokurorisë Themelore ka qenë e mangët dhe nuk është mbështetur në asnjë provë.

    “Po ashtu aktvendimi është i bazuar ne kërkesën e Prokurorisë Themelore ne Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda më numër të kërkesës PP/I.nr.872/2022 te datës 24.01.2023, e cila ne tërësinë e saje është e mangët dhe  nuk mbeshtetet në asnjë provë dhe vetëm supozohet që ka dyshim të bazuar”, ka shtuar avokati i Hoxhës.

    Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanja, Hysni Hoxha dhe Tefik Shalaku po dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale si vrasje në tentativë, detyrim, lëndim i rëndë trupor, zjarrvënie dhe armëmbajtje. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark