×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pa punëtorët e Ballkanit ndërtimi në Gjermani paralizohet

    Insajderi
    06 October 2022 - 09:59

    Kreu i zejtarisë gjermane, Hans Peter Wollseifer kërkon viza më të shpejta për punëtorët nga Ballkani. Pa ta nuk do të ngrihej asnjë ndërtesë betoni më në Gjermani.

    Politika nuk e ka arritur qëllimin për lehtësimin e tregut të punës, ka kritikuar presidenti i Shoqatës Qendrore të Zejtarisë Gjermane, Hans Peter Wollseifer. “Kur njerëzit nga Ballkani duan të vijnë në Gjermani, kjo mund të zgjasë me vite derisa ata të marrin një vizë.” Por pikërisht këta njerëz nga Ballkani na duhen urgjentisht sidomos në fushën e ndërtimit, ka theksuar Wollseifer. Dihet se sektori i ndërtimit ka mjaft vështirësi për shkak të mungesës punëtorëve gjermane. “Pa punëtorët hekurpunues nga Ballkani në ndërtim nuk do të ngrihej më asnjë ndërtesë betoni në Gjermani”, sipas kreut të zejtarisë gjermane.

    Kritika për zyrat e të huajve

    Wollseifer ka kritikuar autoritetet gjermane të dhënies së vizave për mënyrën e veprimit në dhënien e vizës për migrantët e punës. “Zyrat e të huajve veprojnë shumë shpesh si autoritete të mospranimit të të huajve. Por ato duhet të jenë qendra të mirëseardhjes. Këtë frymë për fat të keq e përjetojnë shumë pak zyra”, tha ai për gazetat gjermane të Mediengruppe Bayern në fundjavë. “Ne kemi nevojë për fuqi të huaj punëtore nga jashtë. Për fat të keq që nga hyrja në fuqi e ligjit të fuqisë së kualifikuar punëtore para tre vitesh vijnë më pak punëtorë se sa kishim menduar ne”, ka theksuar Wollseifer.Corona ka luajtur rol në trendin e ardhjes së punëtorëve nga jashtë, por ende nuk është lehtësuar sa duhet tregu i punës./DW

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark