×
Hulumtime/Analiza

Pa shpresë për imunizim – ku gaboi Kosova për sigurimin e vaksinës anti-COVID?

Insajderi
23 March 2021 - 08:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Visar Duriqi/Vranina Kelmendi

Derisa Kosova ka hyrë në fazën e tretë të përballjes me pandiminë Covid-19, institucionet përgjegjëse të vendit ende nuk kanë arritur ta sigurojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Kështu, Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Evropë pa furnizim me vaksinë, shkruan Gazeta Insajderi.

Faji për këtë gjendje në Kosovë i mvishet spektrit politikë pasi që në kohë pandemie, Kosova është përballur me kriza politike, ku Qeveria e drejtuar nga lideri i Lëvijes Vetëvendosje, Albin Kurti u rrëzua dhe vendi shkoi në zgjedhje.

E deri në ditën e zgjedhje të 14 shkurtit partitë politike bënë fushatë në gjithë Kosovën, duke mbajtur tubime dhe mbledhur njerëz ku nuk respektuan asnjë masë të parandalimit të Covid-19.

InDoks të shtunën ka publikuar emisionin “Një vit betejë me Coronvirusin”, ku iu është kthyer edhe njëherë dështimit të Kosovës për të siguruar një vaksinë.

Pse Kosova nuk siguroj vaksinën?

Rrëzimi i qeverive dhe mos përgjegjësia e politikanëve për furnizim me vaksinë, mjekët kanë mbetur në mëshirën e fatit të vaksinave të premtuar nga shteti i Shqipërisë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është duke premtuar nga dhjetori i vitit 2020 se qytetraëve të Kosovës do t’i sigurohen vaksinat. Ai kishte thënë se ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet Aleancës Botërore të vaksinimit.

“Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar me Pfizer marrëveshjen për kondencialitet lidhur me vaksinat dhe detajet teknike për sigurimin e vaksinave janë duke u zhvilluar sipas parimeve të përcaktuara në këtë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Por doli e kundërta.

Kompania amerikane, “Pfizer” nuk e kishte konfirmuar një marrëveshje me Qeverinë në detyrë të Kosovës, për sigurimin e dozave të vaksinës, por kishte thënë se janë duke u zhvilluar diskutime.

Ndërsa Zemaj kishte premtuar edhe gjatë fushatës elektorale se vaksinat do të mbërrijnë në muajin shkurt, pastaj në fund të muajit apo në fillimin të muajit tjetër.

“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid.Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar Zemaj ndër të tjera.

Fundi i muajit mars, Kosova vazhdon të jetë shtet pa vaksinë dhe pa shpresë për imunizim, ani pse kryeministri i Shqipërisë kishte thënë se dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, nuk doli aq korrekt.

Gazetari Bujar Vitija në një intervistë për InDoks, ka thënë se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me diplomacinë ishte dashur që të lobonte për sigurimin e vaksinës në Kosovë.

Ai ka marrë shembull kryeministrin Edi Rama i cili lobuar vetvetiu duke u takuar me ekspertë të kompanive që prodhojnë vaksinën.

“Kosova ka dështuar në shumë aspekte për sigurim të vaksinave kjo përgjegjësi i takon qeverisë, jemi i vetmi vend që për sigurimin e vaksinave janë angazhuar nivelet me të ulëta të Ministrisë së Shëndetësisë.  Për tu siguruar vaksinat duhet të angazhohen nivelet më të larta të qeverisë, duke përfshi kryeministrin dhe gjithë diplomacinë kosovare në ato vende ku prodhohen vaksinatKemi parë Edi Ramën ka udhëtuar në SHBA, për tu takuar me zyrtarët e kompanisë “Pfizer”, ka thënë Vitija.

Kurse, doktori Ilir Tolaj, ka thënë se është e turpshme se si Kosova nuk ka lobuar për sigurimin e vaksinës në mënyrë individuale dhe përmes miqëve.

“Udhëhqësit është dashur që të lobojnë në mënyrë individuale apo përmes miqëve për vaksinën që në fillim e të mos mbesin në mëshirën e kohës. Ka pasur mundësi të kontaktohen prodhuesit për të nënshkruar një marrëveshje paraprake, e cila do ta siguronte Kosovën në një vend të volitshëm  për marrjen e vaksinës. Ky është turpi më i madh që jemi në fund të marsit e Kosova është vendi i vetëm i rajonit pa vaksinë”, ka thënë Tolaj.

Alban Selimi, gazetar në televizionin publik të Kosovës, vullnetin e Shqipërisë për vaksinën e ka quajtur më shumë popullist se sa parimor.

“Kishte një vullnet nga ana e Shqipërisë, kishte një vullnet më tepër popullist sesa një vullnet parimor sidomos punëtorëve shëndetësor të vaksinohen në Shqipëri, Shqipëria do të mund ta bënte këtë me vullnetin minimal serioz por një gjë e tillë ka shkaktuar një lloj, mbase edhe një mos kordimini mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë me gjasë nuk po mund të merren mirë vesh shqip”.

Federata Sindikale e Mjekëve të Kosovës  ditë më parë ka njoftuar se 250 pjestaë të  staf shëndetësor kanë marrë marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Shqipëri, ndërsa në ditët në vijim do të jenë dhe 250 mjekë të tjerë që do të vaksinohen./InsajderiInDOKS

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark