×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pacolli bisedon me Granit Xhakën: I gatshëm t’ia paguajë dënimin nga FIFA

    Insajderi
    04 December 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    U raportua se FIFA ka nisur hetime ndaj Granit Xhakës për shkak të fanellës së Jasharit, që ai e mbajti pas përfundimit të ndeshjes ndaj Serbisë. Lidhur me këtë çështje, me Xhakën sot ka biseduar Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

    Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Pacolli shkroi se është i gatshëm t’ia paguajë Xhakës dënimin nga FIFA, në lidhje me fanellën e Jasharit.

    Ai shton se për këtë ka biseduar edhe me Xhakën.

    Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli.

    Vlen të theksohet se, mediumi anglez Football Transfers, sot shkroi se ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga familja Glazers.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark