×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pacolli: Çdokush që vjen në Prishtinë nga Drenica, Gjakova…duhet të paguajë 10 euro

    Insajderi
    19 October 2020 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka treguar se sa pritet të kushtojë taksa e gjelbër për të hyrë në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë se ende nuk ka vendim përfundimtarë për këtë, mirëpo ka thënë se pritet që ajo të kushtojë 10 euro.

    Selim Pacolli, i cili tha se askujt nuk iu mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.

    Tutje Selimi në Klan Kosova deklaroi se kjo do të mundësoj që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit, Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga këta ndotëse janë edhe veturat.

    “ Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguaj taksën e gjelbër, duhet të paguaj 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur por është menduar kështu”, theksoi Selimi.

    Çështja e parkingjeve në komunën e Prishtinës dhe ndalimi i veturave për të hyrë brenda Prishtinës nga qytetet e tjera ka qenë temë diskutimi gjatë vikendit.

    Sado që u dhanë sqarime në mëngjes nga kryetari i Prishtinës, prapë pati keqkuptime në lidhje me atë se a do të munden apo jo të hyjnë banorët nga vende të tjera të Kosovës në kryeqytet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark