×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pacolli e quan shaka të sezonit taksën e Ahmetit për hyrje në Prishtinë – thotë se ideja e tij është zgjidhja e duhur

    Insajderi
    21 October 2020 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e ka quajtur shaka të sezonit propozimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për pagesën prej 10 euro për hyrje ne kryeqytet.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se është e padrejtë ndaj qytetarëve të bëhet një vendim i tillë, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Në propozimin e Komunës së Prishtinës për hyrjen me pagesë, deri më tani kam heshtur duke menduar se është një shaka e sezonit. Është e padrejtë ndaj qytetarëve, vetëm të mendojnë për një gjë të tillë. Komunat nuk mund të prekin gjithmonë xhepat e qytetarëve për të justifikuar “punën” e tyre ose më saktë “përshtatshmërinë e tyre të modus operandit”. Ju Komunarët nuk guxoni ta bëni atë”, ka shkruar Pacolli.

    Pacolli thotë se zgjidhja e trafikut ishte propozim i tij i më hershëm me bartjen e adimistratës dhe zyrave në periferi të qytetit.  

    “Zgjidhja e problemit të trafikut në qytet ishte propozimi im i hershëm….bartjen e administratës dhe zyrave të tjera civile dhe të biznesit nga qyteti në periferi, së bashku me kampuset universitare në mënyrë që qyteti aktual t’u lihet banorëve. Kjo ka qenë, mbetet dhe do të jetë zgjidhja e vetme”, ka shkruar Pacolli.

    Tutje Pacolli ka shkruar se “E them nga viti 2006. Kur isha në qeveri u përpoqa më gjithë qenjën  për ta bërë të mundur këtë (edhe duke financuar një pjesë të madhe nga logjistika ime) por isha i vetmuar në këtë ide dhe kjo u banalizua nga kolegët e mi në qeveri. Për këtë, unë kisha prezantuar një projekt i cili madje ishte “humbur” në mjediset e Kryeministrisë.

    Nëse ata do të më kishin dëgjuar mua, sot do të kishim pjesën më të madhe të “Qytetit Administrativ” në Hajvali dhe ajo hapësirë ​​nuk do të ishte shkatërruar siç po ndodh tani”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark